|
|
 |
Ne ket vend do te keni lajme te ndrishme
Sport : Robinho parashikon një vit të mbarë
Shpendi on 12/10/2007 at 2:59pm (UTC) | | Robinho beson se eksperienca në Copa America i ka dhënë atij vetëbesim më të madh dhe se do të jetë në formën më të mirë gjatë këtij sezoni në Real Madrid.
Ylli brazilian udhëhoqi vendin e tij drejt fitores së titullit të kampionit të Amerikës në Venezuelë dhe tashmë është gati ta shfrytëzojë formën e shkëlqyer edhe në klubin e tij, drejt mbrojtjes së titullit të Spanjës.
“Ajo çfarë ndodhi në Copa America më ka dhënë shumë forcë”, ka thënë Robinho për sportiven “AS”. “Kam pasur nevojë për një të tillë për të fituar vetëbesim. Kjo është arsyeja pse pres që ky vit të jetë më i miri me Madridin. Është kjo ambicia ime”.
Robinho ka thënë se është i nxehur të ndihmojë ekipin të fitojë më shumë trofe. “Kam thënë gjithmonë se Madrid ka nevojë të fitojë një trofe që ta stimulojë të ecë më tej dhe është gjë e mrekullueshme që jemi të gjithë këtu dhe jemi pjesë e kësaj”.
| | |
|
Teknologji : Më shumë se vetëm një fotoaparat
Ciki on 12/10/2007 at 2:58pm (UTC) | | Fotoaparati digjital nga Samsung, i85, përmban funksione shtesë të playerit MP3 dhe playerit bartës multimedial.
Dimensionet e vogla të Samsung i85 nuk do të duhej të mashtronin askënd, sepse bëhet fjalë për një pajisje shumë të aftë digjitale nga e cila fotografimi dhe incizimi i video materialeve të shkurtra janë vetëm disa nga mundësitë që ai ofron. Ekrani në pjesën e prapme të aparatit me diagonale prej tre inçësh është i ndjeshëm në prekje në mënyrë që me lehtësi të udhëhiqet me funksionet e playerit MP3 dhe playerit bartës multimedial, nën multimedial Samsung ka klasifikuar edhe udhëzuesin për udhëtime, softuer i cili rifreskohet online, e përmban të dhëna mbi 2.600 rajone në 30 vende të botës të cilat mund t’i shfaqen numrit të madh të turistëve dhe udhëtarëve | | |
|
V.I.P. : Brad Pitt i kërkon Angelina Joliet të rehabilitohet
Ciki on 12/10/2007 at 2:57pm (UTC) | | Në kohën e fundit ka pasur shumë lajme për raportet e acaruara mes Brad Pittit dhe Angelina Joliet – ndërsa lajmi i fundit është se – Pitt ka kërkuar nga nëna e fëmijëve të tij, t’i nënshtrohet rehabilitimit mjekësor.
Sipas revistës “Star”, Pitt është i brengosur për figurën e dobësuar të Angelinas – që është rezultat i vdekjes së të ëmës së saj.
Lidhur me humbjen dramatike të peshës së trupit, Jolie kohë më parë ka deklaruar: "Çdoherë kam qenë thatanike, ndërsa këtë vit e humba mamanë time dhe kam kaluar shumë kohë të vështirë. Kam katër fëmijë dhe deri vonë kam qenë nënë ushqyese – andaj e kam të vështirë të kthehem në formën e dikurshme”.
Se a do t’i ndihmojë rehabilitimi Joliet për ta kthyer formën e dikurshme, apo është kjo vetëm një përpjekje e Pittit për ta hequr atë qafe dhe për t’iu kthyer dashurisë së tij të dikurshme, Jennifer Aniston, mbetet të shihet.
| | |
|
|
|
 |
|
|
|
|